Man Utd e rikthen një lojtar nga huazimi shkaku i krizës me lëndime

Manchester United ka rikthyer në heshtje një lojtar nga huazimi i tij në Championship, vetëm një javë pasi Ruben Amorim e përmendi produktin e akademisë në një konferencë për shtyp. Në fillim të këtij muaji, Amorim u kritikua nga tifozët për “hedhjen nën autobus të lojtarëve të akademisë” pasi evidentoi tre të rinj përpara ndeshjes së tyre të Ligës Premier kundër Bournemouth. I pyetur për të ardhmen e Kobbie Mainoo për shkak të thashethemeve mbi një largim të mundshëm nga Old Trafford, trajneri i United përmendi tre të rinj – Harry Amass, Chido Obi dhe Toby Collyer. Harry Amass, i cili u huazua te Sheffield Wednesday gjatë verës për një periudhë fillestare gjashtë mujore, po shijon eksperiencën në Hillsborough dhe u shpall ‘Lojtari i Muajit’ për nëntor, duke siguruar 82% të votave të tifozëve. Toby Collyer gjithashtu ishte huazuar në Championship, me West Brom që mori shërbimet e tij për një sezon të plotë. Megjithatë , pas 12 paraqitjeve për klubin, mesfushori 21-vjeçar është rikthyer zyrtarisht te ‘Old Trafford’, pasi United vendosi se ai nuk do të kthehej te West Brom, sipas T he At hletic. Collyer, i cili së fundmi është rikthyer në Carrington për trajtim të një dëmtimi që pritet ta mbajë jashtë fushave për rreth tetë javë, mund të ofrojë konkurrencë në mesfushën e United në rast se Kobbie Mainoo largohet. Raporti sugjeron se disa klube të Championship janë të interesuara nëse United vendos ta huazojë sërish. Collyer, që regjistroi 13 paraqitje me ekipin e parë të United në sezonin 2024/2025, kishte thënë se ishte “shumë i etur të nisej në huazim” përpara se të finalizonte transferimin në gusht./ Telegrafi /