Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka ndarë përditësime mbi rikuperimin e lojtarëve kryesorë Kai Havertz dhe Gabriel Magalhaes. Trajneri spanjoll zbuloi se mesfushori sulmues gjerman është afër rikthimit, ndërsa mbrojtësi brazilian do të kërkojë më shumë kohë për t'u rikthyer "Kthimi i Kai Havertz është vetëm çështje ditësh, ndoshta javësh. Do ta monitorojmë se si ndihet në fazën tjetër të rikuperimit. Ai është një lojtar që na mungon sepse e ngre ekipin lart. Është shumë afër të luajë përsëri dhe jam i kënaqur që kjo do të ndodhë së shpejti", ka thënë fillimisht Arteta. “Duhet t'i japim më shumë kohë pasi ai nuk ka rifilluar ende stërvitjen. Shpresojmë që ai të shërohet shpejt duke pasur parasysh situatën tonë aktuale mbrojtëse", përfundoi trajneri i Arsenalit. Përveç Havertz dhe Magalhaes, Christian Musquera, Max Dowman, Ben White, Gabriel Martinelli dhe Piero Hincapie janë gjithashtu jashtë fushave shkaku i lëndimeve. Pas 17 xhirove, Arsenali kryeson tabelën në Ligën Premier, dy pikë më shumë se Manchester City. /Telegrafi/