Norma preferenciale e TVSH-së prej 5% për apartamentet e reja do të zbatohet deri në fund të vitit 2028

Edhe pas 1 janarit 2026, norma preferenciale e TVSH-së prej 5% do të zbatohet për apartamentet e reja, pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Sipas ndryshimeve, afati për zbatimin e normës preferenciale prej 5% për qarkullimin e parë të ndërtesave të banimit dhe apartamenteve në pjesën në të cilën ato përdoren për qëllime banimi dhe që do të kryhet brenda pesë viteve pas ndërtimit, zgjatet nga 1 janari 2026, deri më 31 dhjetor 2028. Sipas Ligjit në fuqi, norma preferenciale e TVSH-së prej 5% për apartamentet e reja ishte planifikuar të zbatohej deri më 31 dhjetor 2025./Telegrafi/