MBPEU-Maqedoni: Janë paguar mbi 39 milionë denarë për 663 prodhues të orizit

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) njofton se sot është realizuar pagesa e mjeteve në vlerë prej 39.065.031 denarë për 663 prodhues të orizit. "Pagesa ka të bëjë me mbështetje financiare prej 6 denarësh për kilogram oriz të papërpunuar të dorëzuar në qendrat grumbulluese, për periudhën nga 1 mars deri më 30 shtator 2025. Me këtë pagesë janë përfshirë të gjithë prodhuesit e orizit nga korrja e kaluar. Qëllimi ynë mbetet forcimi i prodhimit vendor dhe mbështetja e vazhdueshme e fermerëve", thonë nga Ministria./Telegrafi/