Cisse e cilëson Argjentinën si rivalin kryesor të Francës në futboll

Ish-sulmuesi i Francës, Djibril Cisse, tha se e urren Argjentinën pas finales së Kupës së Botës 2022 dhe brohoritjeve të argjentinasve për lojtarët francezë. Gjatë festimeve për fitoren e tyre në Kupën e Amerikës në vitin 2024, lojtarët e kombëtares argjentinase kënduan një këngë ofenduese për lojtarët e kombëtares franceze. "Ata luajnë për Francën, por të gjithë janë nga Angola. Nënat e tyre janë nigeriane, baballarët e tyre janë kamerunas, por në pasaportat e tyre shkruan 'franceze'", ishte teksti i këngës së tifozëve. Enzo Fernandez poston videon duke kënduar këngë raciste ndaj Mbappes dhe ekipit të Francës Videoja u postua nga mesfushori i kombëtares Albiceleste dhe Chelseat, Enzo Fernandez, por ai shpejt e largoi. Enzo më vonë lëshoi një kërkesë publike për falje në rrjetet sociale dhe u kërkoi falje shokëve të ekipit të Chelseat për sjelljen e tij. Dy vjet më parë, Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës 2022 (3-3, 4-2 në penallti) duke bërë që humbja dhe kjo këngë të bëjnë që Cisse ti cilësoj argjentinasit si rivalin e tyre kryesor dhe më të urryer. “A është Argjentina rivalja kryesore e Francës në nivelin e ekipit kombëtar? Po, patjetër. Duke marrë parasysh gjithçka që kemi parë", ka thënë fillimisht Cisse. “Të them të drejtën, më pëlqenin dikur: Maradona dhe të gjithë ata, të gjithë i admironin. Ndjej shumë urrejtje ndaj tyre pas gjithçkaje që ndodhi gjatë dhe pas Kupës së Botës". “Sinqerisht, nuk e kuptoj se si lojtarët francezë që luajtën me Enzon te Chelsea mund ta falnin atë. Po, sigurisht, të gjithë bëjnë gabime dhe pastaj kërkojnë falje, por kjo shkoi shumë larg, ngeci thellë brenda”, përfundoi ish-sulmuesi. /Telegrafi/