Kryeministri Albin Kurti, shoqëruar nga partnerët qeverisës, Albert Kinolli dhe Sejnur Veshall, takoi të rinj nga komuniteti rom. Në një bashkëbisedim të ngrohtë, Kurti tha se këta të rinj vlerësuan që sllogani i PRBK-së “Është koha jonë”, merr kuptim të plotë vetëm shoqëruar nga ai i Lëvizjes Vetëvendosje, “Mos lësho pe”. "Në këtë frymë, u theksua edhe një herë se fitorja edhe më të madhe më 28 dhjetor, si dhe vazhdimësia e projekteve zhvillimore e ndërtimi j shoqërisë gjithëpërfshirëse, arrihet vetëm me mbështetjen e secilit qytetar", thuhet në njoftimin e LVV-së.