MSH-Maqedoni: Komisioni konstatoi se procedura e reanimimit për foshnjën e ndjerë është zbatuar sipas protokollit

Komisioni për mbikëqyrje profesionale për rastin së Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë konstatoi se procedura e reanimimit është zbatuar sipas protokollit, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. "Komisioni për mbikëqyrje profesionale për rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë, pas kryerjes së mbikëqyrjes, ka nxjerrë këto përfundime: Në bazë të dokumentacionit të plotë mjekësor, deklaratave të personelit mjekësor dhe gjetjeve të autopsisë, Komisioni për mbikëqyrje profesionale konstatoi se bëhet fjalë për një foshnjë të lindur para kohe, me infeksion të rëndë kongjenital, distres respirator dhe funksion pulmonar të dëmtuar për shkak të mushkërive të paformuara dhe procesit inflamator në kuadër të infeksionit, me prani të pneumotoraksit spontan, parcial, të verifikuar radiologjikisht në orët e para pas lindjes. Për shkak të seriozitetit të gjendjes dhe rreziqeve të theksuara, foshnja është vendosur në ventilim mekanik katër orë pas lindjes dhe për shkak të infeksionit kongjenital, menjëherë është vendosur në terapi antibiotike", thuhet në njoftim. Gjatë trajtimit, shtojnë nga atje, është indikuar ndryshimi i terapisë antibiotike, duke marrë parasysh analizave laboratorike që tregonin për një gjendje septike. /Telegrafi/