U zhvesh për ditëlindjen e 57-të: As uji i akullt nuk e ndaloi të tregojë trupin e një perëndeshe

Helena Christensen feston ditëlindjen dhe Krishtlindjen në rroba banje, duke mahnitur me formën, guximin dhe vetëbesimin e saj Modelja daneze, e cila mbushi 57 vjeç, e festoi ditëlindjen në stilin e saj të preferuar me rroba banje duke mahnitur ndjekësit me formën e saj mbresëlënëse dhe guximin e rrallë. E njohur për faktin se nuk bën kompromis me stilin e jetesës së shëndetshme dhe dashurinë për natyrën, Helena nuk u shqetësua aspak nga temperaturat e ulëta. Ajo është parë edhe më herët duke hyrë në ujëra të akullta, duke treguar jo vetëm trup të tonifikuar, por edhe qëndrueshmëri dhe forcë fizike. Këtë herë, ish-manekinia pozoi me një rroba banje shumëngjyrëshe, duke bashkuar në një moment të vetëm festimin e ditëlindjes dhe të Krishtlindjes, transmeton Telegrafi. “Sot është ditëlindja ime, është edhe Krishtlindje dhe uji është i akullt”, shkroi ajo në përshkrimin e fotos, e cila u prit me entuziazëm të madh. Urimet nuk munguan nga kolegë dhe miq të shumtë të botës së modës dhe filmit, mes tyre Naomi Campbell, Carla Bruni, Julianne Moore dhe Christy Turlington. Helena Christensen e nisi karrierën e saj në vitin 1986 dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga emrat më të njohur të modës botërore. Edhe sot, në dekadën e gjashtë të jetës, ajo mbetet simbol elegance, natyrshmërie dhe vetëbesimi, një dëshmi se bukuria e vërtetë nuk njeh moshë. View this post on Instagram A post shared by Helena (@helenachristensen) /Telegrafi/