Kryeminstri Albin Kurti ishte dje në Gjilan, ku takoi shumë mërgimtarë nga kjo komunë. Shumica e tyre kishin ardhur nga Zvicra, përfshirë familjen Limani nga fshati Zhegër. Kryeministri bashkëbisedoi dhe ndau me ta zotimet gjithëpërfshirëse edhe për diasporën. Ndërsa i falënderoi përzemërsisht të gjithë mërgimtarët për ardhjen masive për ditën e zgjedhjeve "për të mbështetur numrin 116".