Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Pal Lekaj, ka deklaruar se në Gjakova është shënuar një mbështetje e madhe për Aleancën dhe numrin 129, gjatë një tubimi elektoral të mbajtur sot. Sipas Lekajt, atmosfera në Gjakovë ka qenë e jashtëzakonshme, ndërsa qytetarët kanë shprehur përkrahje të fuqishme për programin e AAK-së dhe drejtimin politik të saj. Ai ka bërë të ditur se bashkë me kryetarin e AAK-së dhe kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj, janë shpalosur planet për katër vitet e ardhshme, me fokus në integrimin e Kosovës në NATO, zhvillimin e ekonomisë dhe shërbimin ndaj të gjithë qytetarëve. Lekaj ka falënderuar qytetarët e Gjakovës për mbështetjen e treguar, duke theksuar se qyteti edhe kësaj here ka dëshmuar se qëndron krah Aleancës.