Kendall Jenner tërhoqi vëmendjen me një pamje dramatike gjatë një mbrëmjeje në prag të Krishtlindjeve të mërkurën. Supermodelja 30-vjeçare u shfaq me një fustan midi të kuq të ndezur me xixa, i ngjitur pas trupit, me një dekolte të guximshme, ndërsa mbante një pallto ekstravagante me gëzof të zi që e mbështillte plotësisht. Ylli duket se kishte ndërruar veshje për këtë event pas festës vjetore të familjes, shkruan DailyMail. Festimi i këtij viti ishte më intim, duke i dhënë mundësinë Kendall-it të ndalonte edhe në një event tjetër. Pasi mbërriti dhe doli nga makina, Kendall hoqi pallton dhe e mbajti në krah ndërsa hynte në ambient. Ajo e kombinoi fustanin me një çantë dore argjendi dhe këpucë të bardha me majë të zezë, ndërsa flokët e saj të zinj i kishte të mbledhura në një topuz të ngushtë që nxirrte në pah vathët e artë. /Telegrafi/