Juventusi ka publikuar pamje të sulmuesit Edon Zhegrova, kur ky i fundit festonte, kur kontribuoi në golin ndaj Romës. Zhegrova kundër Romës zhvilloi një paraqitje solide pavarësisht që u kritikua nga Luciano Spalleti për punën në aspektin defansiv, ndërsa edhe harkoi te goli i fitores. Juventusi ka publikuar një video në Facebook të Zhegrovës, kur ky i fundit nis festën pasi pa që topi hyri brenda rrjetës. “Pasion”, ndër të tjera ishte e shkruar në mbishkrim të skuadrës italiane. Ndërkohë, Zhegrova është rikthyer në stërvitje me ekipin të premten dhe është në dispozicion të Spallettit, nëse ky i fundit vendosë t’i jep minutazhë në vikend kundër Pisa./ Telegrafi /