Një biletë ndryshon jetën, dikush fitoi 1.817 miliardë dollarë në lotari në SHBA

Një biletë e vetme Powerball arriti çmimin e madh prej 1.817 miliardë dollarësh në prag të Krishtlindjeve, duke fituar çmimin e dytë më të madh të lotarisë të dhënë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara. Bileta, e shitur në Arkansas, shënon herën e dytë që një xhekpot i Powerball është fituar në Arkansas, me të parin që u shit në vitin 2010. "Urime fituesit më të ri të xhekpotit të Powerball", tha në njoftim Matt Strawn, kryetar i produkteve Powerball dhe drejtor ekzekutiv i lotarisë Iowa. "Ky është vërtet një çmim i jashtëzakonshëm që të ndryshon jetën", shtoi ai. /Telegrafi/