Ismaili në Mitrovicë: Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova ecë përpara me zhvillim ekonomik, mirëqenie e stabilitet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe i dyti në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 28 dhjetorit, Uran Ismaili, së bashku me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kanë mbajtur tubimin e radhës zgjedhor në Mitrovicë. Në këtë tubim, Hamza ka shpalosur programin e PDK-së për zgjedhjet parlamentare, i cili përfshin uljen e çmimeve, rritjen e pagave në sektorin publik, rritjen e pensioneve për 50 për qind, si dhe masa konkrete për rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Duke folur për programin dhe kandidaturën e Bedri Hamzës, Ismaili ka theksuar se vizioni i tij dhe i Partisë Demokratike të Kosovës ofron drejtim të qartë për zhvillim ekonomik, stabilitet politik dhe mirëqenie sociale. “Me Bedri Hamzën, Kosova ecë përpara me zhvillim, mirëqenie e stabilitet”, ka thënë Ismaili. Ai ka shtuar se tubimi në Mitrovicë dëshmon mbështetjen për një qeverisje që synon të bashkojë shoqërinë dhe të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat ekonomike dhe sociale të vendit. “Në Mitrovicë na bashkoi vullneti për të punuar për jetë më të mirë në Kosovë. Me Bedri Hamzën, Kosova ecë përpara me zhvillim, mirëqenie e stabilitet”, ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale.