Robert Lewandowski zbulon prapaskenat e çmendura: Pyesja vetën nëse bën të shënoja, Barcelona shikonte çdo euro

Sulmuesi i Barcelonës Robert Lewandowski ka zbuluar një prapaskenë të çmendur, duke mos i mohuar spekulime se klubi katalunas i ka kërkuar të mos shënojë gola shkaku i bonusit në marrëveshje me Bayern Munich. Barcelona ishte në gjendje të rëndë financiare kur nënshkroi me polakun, ndërsa ishte i përfshirë në marrëveshje ku katalunasit duhet të paguajnë ekstra në rast që ky i fundit e arrin një numër të caktuar të golave. Lewa në intervistën e fundit e konfirmoi se shpesh herë mendonte se nëse duhet të shënonte, pasi Barcelona i shihte secilën euro. “Ka disa gjëra që nuk dua të flasë. E respektoj Barcelonën dhe të gjithë që punojnë këtu”. “Isha në dijeni të situatës së klubit. Shumë gjëra duhet të rizgjidhen për të mirën e klubit. Në përgjithësi, ishte bonusi”. “Në një moment, Barcelona po shikonte secilën euro. Nuk ishte gjë e vogël. Për mua nuk kishte ndryshim, nuk e kisha problem por pyesja vetën nëse duhet të shënoja ose jo”, deklaroi ai. Ndërkohë, thuhet se Barcelona dëshiron të mos ia vazhdojë kontratën Lewas, por ky i fundit është i etur për të qëndruar në “Camp Nou”./ Telegrafi