Eurogoli i Dorgu bën dallimin, Man Utd fiton derbin ndaj Newcastle

Manchester United ka marrë një fitore të madhe në shtëpi në derbin ndaj Newcastle. “Djajtë e Kuq” zhvilluan një tjetër paraqitje solide për të fituar me rezultat minimal 1-0. Unitedi e nisi nga fillimi me disa aksione të shpejta, ku Sesko dhe Cunha kishin raste shënimi por që nuk i finalizuan. Megjithatë, ishte Patrick Dorgu që realizoi një eurogol vollej për ta vulosur fitoren e Unitedit (24’). A BIG WIN ON BOXING DAY! ? — Manchester United (@ManUtd) December 26, 2025 Unitedi lehtë mund të shënonte edhe një gol të dytë megjithatë Sesko ishte i pafat, për ta goditur traversën. Newcastle ishte më kërkuese pas minutës së 60-të, ku rrezikuan me Lewis Hall dhe Fabian Schar mirëpo nuk i konkretizuan. Pas kësaj fitore, Man Utd zë pozitën e pestë me 29 pikë ndërsa Newcastle qëndron në pozitën e 11-të me 23 sosh./ Telegrafi