Van Basten thotë se ylli i Barcelonës është i miri në botë: Nuk ka asnjë dyshim

Legjenda e futbollit holandez, Marco van Basten ka mbushur me lavde yllin e Barcelonës dhe Spanjës, Lamine Yamal duke e cilësuar adoleshentin si lojtarin më të mirë në botë në këtë moment. Duke folur për ndikimin dhe nivelin e 18-vjeçarit, Van Basten ka qenë i prerë në vlerësimin e tij për statusin e Yamalit në futbollin botëror, pavarësisht moshës së re. “Pa asnjë dyshim, Lamine Yamal është futbollisti më i mirë në botë aktualisht”. Ish-sulmuesi legjendar ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes dhe menaxhimit të kujdesshëm të një talenti kaq të jashtëzakonshëm, në mënyrë që ai të ketë një karrierë sa më të gjatë në nivelin më të lartë. “Shpresoj vetëm ta shijojmë në fushë për sa më gjatë të jetë e mundur”. Këto komente forcojnë edhe më shumë bindjen në rritje në botën e futbollit se Lamine Yamal është një talent i rrallë, i aftë të përcaktojë një epokë të re në futbollin ndërkombëtar. Yamal përndryshe ishte afër edhe ta fitonte Topin e Artë për vitin 2025, duke u renditur vetëm pas Ousmane Dembele./ Telegrafi