Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy gra. Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:47. “Lipjan 26.12.2025-20:47. Raportohet se në Qendrën për Strehim, Mbrojtje dhe Rehabilitimin e Viktimave, janë përleshur fizikisht dy të dyshuara femra kosovare”, thuhet në raport. Të dyshuarat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/