Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është gjetur pa shenja jete. Rasti ka ndodhur në rrugën “Miran Hajra”, në jug të Mitrovicës, më 26.12.2025 “Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/