Viti 2025 është karakterizuar nga katër luhatje të forta në tregjet financiare globale, si pasojë e kombinimit të gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe zhvillimeve në sektorin teknologjik. Kështu deklaroi eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare, Emanuel Bajra, në “Përballje Podcast”. Sipas Bajrës, një nga goditjet kryesore lidhet me sektorin e teknologjisë, i cili zë një peshë të madhe në indeksin amerikan. “Kemi pasur katër luhatje serioze në tregjet globale. Ato erdhën si kombinim i gjeopolitikës, tarifave amerikane dhe goditjes së sektorit të teknologjisë”, tha Bajra. View this post on Instagram A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi) Ai shtoi se rënia e besimit te kompanitë e mëdha teknologjike, frika nga inteligjenca artificiale dhe reagimet emocionale të investitorëve krijuan pasiguri të theksuar, por pa kolaps sistemik. “Investitorët reagojnë shumë shpejt. Kur kapitali tërhiqet, bie konfidenca dhe krijohet panik, por tregjet kanë treguar rikuperim gradual”, theksoi Bajra shkruan Telegrafi. Eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare, Emanuel Bajra, në “Përballje Podcast" Ai ka shtuar se Viti 2025 ka shënuar një ndryshim të thellë në rendin gjeopolitik dhe ekonomik global, veçanërisht pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eksperti i tregjeve financiare ndërkombëtare vlerësoi se nuk ka pasur vetëm ndryshim administrate, por edhe ndryshim doktrine politike dhe ekonomike. /Telegrafi/