Audi ka krijuar një mënyrë kreative për të hyrë në atmosferën e festave këtë vit. Në faqen e tyre në Instagram, Audi USA publikoi një video të shkurtër që risjell historinë e Rudolfit në një formë të veçantë: në vend të drerëve që fluturojnë, makina të vogla metalike “driftojnë” nëpër borë. Video është realizuar me teknologjinë stop motion dhe është jashtëzakonisht simpatike. Video, e titulluar “Holiday Play, the Audi Way”, zgjat pak më shumë se një minutë e gjysmë dhe paraqet modele miniaturë të disa prej veturave më të famshme të Audit - nga modelet prodhuese, makinat garuese, deri te klasikët e dashur. Miniaturat zbresin kodra të mbuluara me borë, ndërtojnë burrat e dëborës dhe sjellin gëzim festash. See on Instagram Në fillim shfaqet një Audi Q8 që del nga një garazh i bërë si shtëpi prej biskotash, ndërsa më pas i bashkohen modele të njohura si RS6 Avant, RS3 dhe A6 e-tron. Festimi nuk do të ishte i plotë pa makinat legjendare garuese të Audi-t, përfshirë modelin Quattro origjinal, R10 TDI dhe makinat e rally-t në Dakar. Në skenën finale, makinat miniaturë driftuan drejt një shtëpie të madhe prej biskotash ku vendosin logon e Audit me katër unaza. Audi bëri të ditur se video nuk është krijuar nga inteligjenca artificiale; çdo skenë është xhiruar me makina reale metalike dhe një ekip të plotë prodhimi. Kompania ndau edhe foto nga prapaskenat, që tregojnë se çdo detaj është vendosur me kujdes. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Audi USA (@audiusa)