Kulmi i një shtëpie në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë është përfshirë nga zjarri mesditën e së shtunës. Lexues të Telegrafit kanë sjell fotografi nga vendi i ngjarjes, gjersa shihet duke dal tym nga kulmi i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zjarrfikësit. Telegrafi i ka shkruar Policisë dhe Zjarrfikësve dhe është në pritje të informacioneve zyrtare. /Telegrafi/