46 vjeçari nga Kavadari u dënua me një vit burg, sulmoi një nënpunës policor

Një banor 46-vjeçar i Kavadarit është dënuar me një vit burg për shkak se me automobilin e tij e ka goditur një nëpunës policor i cili ka dashur ta legjitimojë. Më 21 më 21 dhjetor pas mesnate, i akuzuari, duke drejtuar një automjet pasagjerësh “Volkswagen”, nuk është ndalur pas sinjalit të dhënë nga zyrtarët policorë. Pasi në një nga kryqëzimet në Kavadarit është rrethuar nga dy automjete policore me qëllim që të ndalohej, ai ka tentuar me automjetin të shkelë një zyrtar policor. Polici ka dalë nga automjeti zyrtar për të kryer legjitimimin, por në atë moment i akuzuari është drejtuar me shpejtësi të madhe drejt tij, duke e goditur në pjesën e barkut dhe këmbën e majtë. Pas goditjes, i akuzuari ka përplasur edhe automjetin zyrtar policor dhe ka vazhduar të largohet me makinë. Si pasojë e sulmit, zyrtari policor ka pësuar disa lëndime trupore. I akuzuari është privuar nga liria më 25 dhjetor, ndërsa që të nesërmen është nxjerrë para gjykatës, ku e ka pranuar veprën penale. Gjykata, përveç dënimit me burg, ka vendosur që deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, i akuzuari të mbahet në paraburgim, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës.