Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj ka marr mbështetje nga aktori Kreshnik Ibrahimi. Në një video në Facebook, aktori Ibrahimi thekson se Lahi Brahimaj ka dhënë shumë për të dhe për Kosovën. “...E kam udhërrëfyes të jetës sime...”, tha aktori. Aktori Ibrahimi tha tutje se ata që votojnë AAK—në, të mbështesin edhe Lahi Brahimaj.