Derisa ishte duke udhëtuar me veturë, disa persona ia bllokuan rrugën dhe tentojnë ta sulmojnë – arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, një automjet me targa të Austrisë në vazhdimësi i ka bllokuar rrugën ndërkohë nga i njëjti kanë dalë katër persona dhe kanë tentuar ta sulmojnë. Rasti ka ndodhur në Balincë, Malishevë më 25.12.2025 në ora 22:40. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, një automjet me targa të Austrisë në vazhdimësi i ka bllokuar rrugën ndërkohë nga i njëjti kanë dalë katër persona dhe duke kanosur kanë tentuar ta sulmojnë”, thuhet në raport. Ankuesi ka arrit të largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt. /Telegrafi/