Gazetari nga Mitrovica e Veriut, Lazar Steviq, vlerëson se shumë nga premtimet e bëra nga partitë gjatë fushatës, si p.sh. se do të ketë rritje të pagave dhe pensioneve, janë histori boshe. Ai nuk beson se Kosova ka kapacitet për të rritur menjëherë pagat në sektorin publik për 50 përqind, që është një nga premtimet e bëra votuesve, sepse ekonomia e Kosovës është pothuajse në zero.