Jeta Dida Bujari hyn në garën për deputete, për përfaqësim real në një politikë të shkëputur nga njerëzit

Në një politikë të mbushur me premtime dhe retorikë, Jeta Dida Bujari po veçohet për një arsye të thjeshtë: ajo flet për përfaqësim. Tashmë e njohur si gruaja, asamblistja më e votuar në Prishtinë, Jeta Dida Bujari hyn në garën për Kuvendin e Kosovës me besimin e fituar përmes punës dhe rezultateve konkrete. “Ky sukses nuk është rastësi. Ai vjen nga një profil i ndërtuar në arsim dhe kulturë, nga përvoja menaxheriale dhe nga një autoritet i fituar pa zhurmë politike. Jeta Dida Bujari përfaqëson gratë dhe vajzat profesioniste, të rinjtë, mësimdhënësit, artistët dhe muzikantët, si dhe klasën punëtore që kërkon drejtësi, meritë dhe institucione funksionale. Si drejtoreshë në arsim, ajo ka dëshmuar se di të udhëheqë institucione komplekse, të menaxhojë në mënyrë efikase dhe të krijojë standarde të qëndrueshme. Përvoja e saj e bën këtë kandidaturë relevante për arsimin, kulturën, politikat sociale dhe zhvillimin institucional. Në një kohë kur qytetarët ndihen gjithnjë e më pak të përfaqësuar, Jeta Dida Bujari ofron një alternativë të qartë: politikë që buron nga puna reale dhe i shërben njerëzve realë. Kjo nuk është vetëm një kandidaturë e fortë në numra. Është një kandidaturë ku qytetarët po e shohin veten”, thuhet në komunikatën e lëshuara nga ekipi i saj për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.