Aleanca për Shqiptarët do të mbajë sot mbledhjen e Kuvendit të partisë. Para mbledhjes, Ziadin Sela tha se do të diskutohet për rezultatet e zgjedhjeve lokale si dhe për mbajtjen Kongresit të partisë. Sela tha se sipas të gjitha gjasave, do të caktohet që kongresi të mbahet në fund të prillit ose enë fillim të majit. Ndër tjerash, kryetari i ASH-së, tha se do të diskutohet edhe për situatën politike në vend.