Mërgim Vojvoda asiston te supergoli i Nico Paz ndaj Lecce

Mesfushori Nico Paz ka shënuar një eurogol për t’i dhënë epërsinë Comos ndaj Lecces. Argjentinasi shënoi nga mbi 30 metra distancë, ku goditja e tij u devijua nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda rrjetës. Megjithatë, pasimin tek Paz e bëri ylli i Kosovës Mërgim Vojvoda. Ani pse lojtari argjentinas kreu tërë punën, asisti i numërohet kosovarit. Për më shumë shikoni golin: SERIE A! NICO PAZ BREAKS THE DEADLOCK! Lecce 0-1 Como @TheGoalsZone pic.twitter.com/t1uF3EAPAP — Polymarket FC (@PolymarketFC) December 27, 2025 Padyshim kjo do t’i ndihmojë Vojvodës për ta fituar vendin e titullarit, ku këtë herë po luan në pozitën e mesfushorit të djathtë./ Telegrafi /