Vuçiq: Pres hapjen e fabrikës së parë të dronëve në Serbi vitin e ardhshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se hapja e fabrikës së parë të dronëve më të sofistikuar pritet në Serbi në fund të marsit ose në fillim të prillit të vitit të ardhshëm, për të cilën po punohet me një fuqi të madhe të huaj. Vuçiç tha se Serbia duhet të ruajë paqen në një kohë tensionesh të mëdha, veçanërisht duke pasur parasysh se, në mjedisin në të cilin ndodhet, nuk mund të përjashtohet mundësia e një sulmi ndaj territorit të Serbisë dhe popullit serb.