Blakaj: Këtë vit, pa përparim në identifikimin e të zhdukurve, çështja mori karakter politik

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë, Bekim Blakaj, deklaroi se këtë vit nuk ka pasur përparim në identifikimin e personave të zhdukur dhe se kjo çështje, në vend të një çështjeje humanitare, ka marrë karakter politik. Duke folur për gjyqin para Dhomave të Specializuara në Hagë, Blakaj thekson se është e pasigurt se cili do të jetë vendimi për ish-udhëheqësit e UÇK-së, sepse publiku as nuk ishte në dijeni të provave të prokurorisë.