Jennifer Lopez mahnit me fustanin e kuq të Krishtlindjeve në rezidencën luksoze me vlerë rreth 50 milionë euro

Jennifer Lopez u ka dhuruar fansave pamje të mahnitshme nga festimet e saj të Krishtlindjeve në rezidencën luksoze të Bel-Air, që dikur e ndante me Ben Affleck. Ish-çifti bleu pronën për rreth 57 milionë euro në vitin 2023, por pas ndarjes së tyre, ata po përpiqen ta shesin atë për 48 milionë euro. Ylli 56-vjeçar i popit u shfaq në disa pamje festive me një fustan të kuq të ngushtë, që theksonte fizikun e saj të formësuar dhe nxirrte në pah dekoltenë. Flokët e saj karamel ishin mbledhur, ndërsa grim i shkëlqyeshëm kompletonte pamjen. Videoja përfshinte edhe darkën festive me binjakët e saj 17-vjeçarë, Max dhe Emme, dhe të dashurit e tyre, në një ambient të zbukuruar me pemë dhe kurora sezonale. Lopez postoi gjithashtu fotografi me motrën e saj, Lynda, dhe pjesën tjetër të familjes, të veshur me pizhame të kuqe e të bardha. Festat e Lopez vijnë pas një ribashkimi të papritur me ish-bashkëshortin Ben Affleck, gjatë së cilës ata dhe djali i Affleck, Samuel, 13 vjeç, kaluan kohë së bashku duke bërë pazar dhe duke zgjedhur dhurata për fëmijët. /Telegrafi/