Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Tajvanin, ka njoftuar Shërbimi Meteorologjik i Tajvanit. Tërmeti me thellësi 73 kilometra u ndje në Tajvanin verior dhe dridhi ndërtesat në kryeqytetin Taipei, njoftoi agjencia meteorologjike, duke e klasifikuar tërmetin si të kategorisë katër, që do të thotë se mund të ketë dëme të vogla. Qeveria e Taipeit tha se nuk u raportuan dëme të mëdha menjëherë pas tërmetit. Më shumë se 3,000 shtëpi në Yilan mbetë-n për pak kohë pa energji elektrike. Ndryshe, Tajvani është i prirur ndaj tërmeteve. Kjo pasi ai ndodhet pranë kryqëzimit të dy pllakave tektonike. Më shumë se 100 persona humbën jetën në një tërmet në Tajvanin jugor në vitin 2016, ndërsa një tërmet me magnitudë 7.2 ballë vrau më shumë se 2,000 persona në vitin 1999. /Telegrafi/