I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Albin Krasniqi ka rikujtuar me shumë emocion fillimet e tij në futbollin profesionist dhe mënyrën se si, pothuajse rastësisht, u gjend në provë te Shkëndija e Tetovës si adoleshent, një hap që më pas do t’i ndryshonte rrjedhën e karrierës. “E kam një njeri të familjes, shkojë në Tetovë shpesh edhe shkojë te ai edhe ai ma bën kështu kështu janë do prova nëse je në pushim, nëse nuk je duke bërë diçka, hajde provoje”. “Edhe unë kam menduar që po shkojë me juniorë, pasi kam qenë shumë i vogël 15 vjet, edhe kur hy aty në zhveshtore kur i shoh krejt njerëz të mëdhenj, mendoj që kam hy gabim njëherë, nuk e dija çfarë po ndodhte”. “Edhe më thanë jo me ekip të parë, qenke i ri, por shohim e provojmë. Hy një ditë, dy ditë, u bën një javë, i kryejmë një javë provat, akoma pa shku në shtëpi po më thirrë trajneri, në atë kohë ka qenë Qatip Osmani dhe ndihmësi Bashkim Livoreka, ma bëjnë për 2 javë i fillojmë përgatitjet me ekipin e parë, duhet të jesh pjesë e ekipit të parë”. “Edhe çuditna 16 vjet sapo i pata mbushur, akoma isha me juniorë, po i tregoj babait kështu kështu po ma bën po more shko qysh jo Shkëndija në atë kohë sapo e përfundojë ndeshjen me Milanin edhe shkojë atje hy në zhveshtore çfarë të shohë, krejt yje, Ferhat Hasani, Besart Ibraimi, Armend Alimi, Ardian Cuculi, Egzon Bejtullai”. “Për mu ka qenë habi të jem pjesë e zhveshtores e lëre më të stërvitem me ta”, ka rrëfyer Krasniqi. Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com