Bedri Hamza me thirrje emocionale: Çdo votë vendos për familjen tuaj

Bedri Hamza në tubimin përmbyllës ka thënë se Kosova ka kaluar shumë. Por, sipas tij, gjithmonë kemi ditur të bëhemi bashkë kur ka qenë më së vështiri. “Sot, sfida jonë nuk është më mbijetesa, por drejtimi. Drejtimi kah do të shkojmë si shtet, si shoqëri. E para që duhet të bëjmë është ta themi edhe një herë se pa unitet nuk ka stabilitet. E pa stabilitet nuk ka qeverisje të mirë. Ndërsa, pa qeverisje të mirë, nuk ka paga më të larta, as çmime më të ulëta, as siguri për familjet tona. Prandaj këto zgjedhje duhet t’i shërbejnë bashkimit tonë rreth një qëllimi të përbashkët: një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Hamza, duke shtuar se ky bashkim fillon me një hap të thjeshtë: të dielën, dilni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës. Hamza ka thënë se në këto zgjedhje, secila votë ka peshë. “Çdo dalje në votim është një vendim për të ardhmen e familjes suaj. Për fëmijët tuaj. Për prindërit tuaj. Për Kosovën që duam”, ka thënë ai.