Leonora Jakupi, këngëtarja dhe opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova , ka reaguar fuqishëm pas kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit e saj. Së fundmi, në rrjet u përfol se ajo po mbështet një nga banoret më të komentuara, Elijonën, duke u akuzuar për njëanshmëri gjatë analizave të saj në spektakël. Përmes një “story” në Instagram, Leonora ka sqaruar pozicionin e saj dhe ka shprehur habinë ndaj perceptimit të publikut: “E çuditshme si mund të mendoni ju që unë jam avokate e ‘djallit’ ose Elijonës siç e thoni ju”, tha ajo, duke theksuar se vlerësimi i saj bazohet vetëm në mënyrën si ka luajtur banorja deri tani. Leonora Jakupi/InstaStory Sipas Leonorës, mbështetja e saj vjen nga qëndrimi korrekt i Elijonës brenda rregullave të lojës: “Unë jam duke gjykuar një lojë të saj, e cila për mua ka qenë shumë korrekte brenda kornizave të asaj loje”, sqaroi ajo, duke paralajmëruar se nëse banorja vepron në mënyrë të pahijshme, do të jetë e para që do ta gjykojë: “Nëse nesër ajo bën diçka të pahijshme, unë do të jem e para që do ta gjykoj”. Përveç sqarimeve për Elijonën, Leonora ka ndarë edhe ndjesinë e saj emocionale për eliminimin e fundit në BBVK. Ajo pranoi se i ka ardhur keq për largimin e Shkurtës, duke treguar se, përtej rolit kritik, ka gjithmonë një anë njerëzore dhe të ndjeshme ndaj banorëve që largohen nga gara. /Telegrafi/