Bujqit grekë e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut. Bllokata e parë u bë për hyrje dhe dalje nga Greqia për qarkullim të të gjitha automjeteve deri në orën 16 sipas kohës greke, përkatësisht orës 15 sipas kohës sonë. Bllokada e dytë katërorëshe ka filluar prej orës 18 sipas kohës lokale. Për detaje të tjera për zhbllokimin dhe rrjedhën e komunikacionit do të informojë LAMM.