“Me atë që kam parë, televotimet janë shumë reale” – Leonora i bën thirrje publikut të votojë vetë

Opinionistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova , Leonora Jakupi, ka dhënë një sqarim për ndjekësit e saj lidhur me televotimet dhe dyshimet që shpesh shfaqen rreth tyre. Ajo theksoi se edhe pse nuk është pjesë e produksionit, ka një pamje të qartë nga brenda formatit. Nëpërmjet një InstaStory ajo tha: “Edhe unë dikur i kam pasur dyshimet e mia për televotim, por tash duke qenë pjesë e këtij formati edhe pse nuk jam pjesë e produksionit jam thjesht opinioniste, po ju tregoj shumë sinqerisht se me atë që kam parë, me televotimet, janë shumë reale”, tha Leonora. Leonora Jakupi/InstaStory Këngëtarja i bëri thirrje publikut të mos ndikohen nga komentet në rrjetet sociale, por të votojnë sipas preferencës së tyre: “Prandaj, ju që i pëlqeni ata njerëz që janë brenda aty dhe konsideroni që loja e tyre është e drejtë, votojeni, votojeni dhe mos i gjykoni të tjerët, komentet nëpër rrjete sociale janë të pavlefshme, vetëm me votën e juaj ju e qoni përpara atë që ju doni”, shtoi ajo. Leonora theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të publikut dhe respektit për vendimet e lojtarëve, duke treguar se televotimi është mënyra më e drejtë për të vlerësuar lojën brenda shtëpisë më të famshme të Kosovës. /Telegrafi/