Banorët sfidohen me lojën e famshme të biskotave nga Squid Game: u lejohet të përdorin vetëm gjuhën dhe gjilpërën

Banorët e Big Brother VIP Kosova përjetuan një sfidë mjaft interesante gjatë edicionit të katërt të spektaklit, por që nuk ishte e panjohur për publikun. Ata morën pjesë në sfidën e njohur të biskotave nga Squid Game, ku duhet të tregojnë durim dhe precizion. Rregulli kryesor ishte i rreptë: banorëve u lejohej të përdornin vetëm gjilpërën dhe gjuhën, duke e bërë sfidën edhe më të vështirë dhe të tensionuar. BBVK/Instagram Reagimet e tyre gjatë tentativave për të nxjerrë formën e duhur të biskotës tërhoqën vëmendjen e publikut dhe sollën momente të shumta të qeshura, por edhe frikë të lehtë nga gabimet. Kjo sfidë risolli emocionet dhe tensionin që ka bërë të famshme lojën ndërkombëtare, duke treguar edhe një herë kreativitetin e produksionit të BBVK në sfidat e përditshme të banorëve. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova) View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)