Chelsea ka pësuar disfatë me rezultat 2-1 në shtëpi nga Aston Villa në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier. Që në minutat e hershme, Alejandro Garnacho provoi të çonte Chelsean në avantazh me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkoj shumë pranë shtyllës së djathtë. Pak më vonë, në minutën e 24-të, Joao Pedro pati një tjetër mundësi të pastër brenda zonës, por Emiliano Martinez reagoi shkëlqyeshëm dhe mban portën e paprekur. Golin e parë e shënoi Chelsea në minutën e 37-të. Reece James kroson dhe Joao Pedro nuk gabon, duke goditur nga afër dhe duke dërguar topin në rrjetë për 1-0. Pjesa e dytë filloi me të njëjtin intensitet. Në minutën e 55-të, Reece James pati një rast të madh, duke gjuajtur drejt pjesës së sipërme të portës, por Emiliano Martinez realizoi një pritje spektakolare. Barazimi erdhi në minutën e 63-të, kur Ollie Watkins shfrytëzoi një pasim të bukur brenda zonës dhe goditi drejt shtyllës së djathtë, duke çuar rezultatin në 1-1. Rikthimi i rezultatit ndodhi në minutën e 84-të, kur Youri Tielemans me një super krosim nga rivënia këndore gjeti Ollie Watkins i cili goditi me kokë nga pika e penalltisë, duke i dhënë avantazhin prej 2-1 Villas. Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit rezultati mbeti i paprekur dhe Chelsea humbi kështu një ndeshje të cilën realisht duhej ta kishte fituar, duke marrë parasysh rastet e krijuara për gol./ Telegrafi / Standings provided by Sofascore