Pas eliminimit nga Big Brother VIP Kosova, Shkurta ka komentuar situatën brenda shtëpisë në Big Talk, duke treguar se largimi i saj ishte i dëshiruar nga banorët e tjerë, ndaj nuk u përshëndet nga ata. “Përderisa ata kanë dëshiruar që unë të dal, shumica nuk kanë lënë hapësirë as për t’i përshëndetur. Ndoshta është dashur të më lihej një hapësirë për të shprehur kërkesën time. Nuk e kam parë të arsyeshme që të merrem me dikë që kënaqet me fatkeqësinë time”, ka deklaruar Shkurta. Screenshot/YouTube Debati më pas është tensionuar mes Xhenetës dhe Shkurtës, ku kjo e fundit përdori edhe gjuhë fyese. “Oj silikone, oj botokse, nuk marr këshilla nga fallci” u shpreh Shkurta gjatë përplasjes. Ajo më tutje vazhdoi: “S’ka pasur faj që s’të ka dashur Gjesti, se ti ke fituar në kurriz të tij”. Xheneta iu përgjigj duke theksuar: “Jemi duke folur për bigun tënd”. Screenshot/YouTube Mbyllja e debatit mbeti e tensionuar, duke lënë ndjekësit e programit me shumë pyetje mbi marrëdhëniet dhe rivalitetet mes banorëve brenda shtëpisë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com