“Një ditë mund të bëhesh lojtar i madh” - Albin Krasniqi flet për takimin e parë me Bylbyl Sokolin te Ferizaj

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi . Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Albin Krasniqi ka rrëfyer për eksperiencën e tij të hershme në futboll dhe ndikimin e trajnerëve të tij në formimin e tij si lojtar. Ai tregon se si fillimi i karrierës së tij profesionale nisi në Ferizaj, nën drejtimin e trajnerit të njohur Bylbyl Sokoli, ku ai mori pjesë në prova që i hapën rrugën për të ardhmen e tij. “Shkova atje në Ferizaj ishte trajner Bylbyl Sokoli tash edhe qysh ka qenë ishte duke i selektuar disa lojtarë dhe nëse nuk gaboj dy zhveshtore kemi qenë të mbushura me lojtarë sepse ishim si në prova që thojmë” “Dhe po i bën ekipet, po i ndanë ekipet që i ka pas ‘Profa’ që i ka marrë disa që kanë qenë pak më të dëshmum, stërviteshin në njërën anë, na të tjerët ishim për mbi sdi sa persona ushtronim këndej edhe bile ishte ndihmës në atë kohë Granit Begolli dhe Burim Çerkini, ata na shikonin më shumë”. “Edhe e fillojmë e bën ‘Profa’ një lojë i ndanë golat, e luajmë ne më sheh pak duke luajtur dhe ma bën u kry ndale vetëm pak stërvitjen, më ndanë dhe më vendos me një ekip tjetër”. “Edhe i bëjmë disa aksione e sene dhe më thirr tani hajde këtu me luajtë presing ishin ata të kallëozva, Qëndrim Dautaj, Erdin Hashani e këta kanë qenë. Po më fut të luajë presing, kur përfundon stërvitja në sy të të gjithëve po ma bën ti një ditë mund të bëhesh lojtar i madh”, ka rrëfyer Krasniqi. Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com