Paul Scholes zbulon kush është transferimi më i keq në histori të Man United

Paul Scholes ka emëruar shokun e tij më të keq të ekipit gjatë karrierës së gjatë te Manchester United, duke e kritikuar ashpër për mungesën e profesionalizmit. Scholes kaloi 20 sezone me ‘Djajtë e Kuq’, duke fituar 12 tituj në Ligën Premier dhe dy Liga të Kampionëve. Ai ka ndarë zhveshtoren me emra si Eric Cantona, Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney, por jo çdo lojtar e ka impresionuar. “Veron ishte një lojtar i madh, me talent. Nuk e di pse nuk funksionoi për të, por çfarë futbollisti ishte. Po kthehem te portierët; kur duhej të zëvendësoje Peter Schmeichel, gjë që gjithmonë është e vështirë, ne patëm disa të tillë. Po mendoja për Massimo Taibi dhe Mark Bosnich”. “Mendoja se Mark ishte një portier i mirë te Aston Villa. Kur erdhi tek ne, ishte kaq jo profesional. Sinqerisht, ishte qesharake”. Mark Bosnich “Në stërvitjen për goditjet, zakonisht ke 15-20 goditje. Pas tre goditjeve, ai lodhej dhe thoshte: ‘Jo, merr dikë tjetër’", ka deklaruar Scholes. Mark Bosnich ishte një nga portierët më të mirë në Ligën Premier në kohën kur nënshkroi me Manchester United nga Aston Villa në 1999, si pasardhës i legjendës së klubit, Peter Schmeichel. Por vetëm një javë pasi u bashkua me klubin, u duk qartë se ai nuk kishte mentalitetin e duhur për të luajtur për “makinerinë e fitoreve” të Sir Alex Ferguson. Ai u shfaq një orë vonë në dasmën e tij, pasi kishte kaluar natën e kaluar në një qeli policie pas një përleshjeje me një fotograf gjatë festës së beqarisë me miqtë e tij, përfshirë sulmuesin e United, Dwight Yorke./ Telegrafi /