Arben Gega e përfundon fushatën me tubim masiv në Studençan

Një nga deputetët me vëmendjen më të madhe të tërhequr gjatë fushatës së zgjedhjeve të 28 dhjetorit, Arben Gega me numër 68 në listën e PDK-së, ka mbyllur fushatën me një tubim masiv. Ai ka zgjedhur fshatin e tij, një nga më të mëdhenjtë në komunën e Suharekës, Studençanin, për të mbyllur dy-javorin intensiv të fushatës. “Unë do të jem gjithmonë i njëjti, do të më gjeni këtu në fshat mes jush mes familjeve tona. Ndoshta premtimi më i madh është që nuk do të ndryshojë, pasi për punë dhe për të përçuar zërin tuaj atje, ajo është veçse punë e kryer”, ka folur Gega, duke marrë një përkrahje të madhe. Gjatë fushatës, ai ka pasur një paraqitje të madhe në media vendore dhe ka përçuar mesazhin e tij te votuesi, duke prezantuar veten si një profesionist inxhinier që do të merret me problemet reale të qytetarëve.