Elijona jep detaje për periudhën në familjen gjermane: Rashë në depresion, nuk doja të jetoja

Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike. Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore. Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh: “Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj”, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane. BBVK/Instagram Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: “Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë. Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’”. Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: “Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin”. Në fund ajo tha: “Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën. Ai ishte viti im më i bukur”. Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm i Elijonës solli emocione të forta, duke treguar se pas historive të forta qëndron një forcë e madhe për të mbijetuar dhe për të rindërtuar veten. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)