Edhe një herë, në qendër të vëmendjes janë parashikimet e mistikes Baba Vanga për vitin 2026. Parashikuesja ka parë fuqitë gjeopolitike në ndryshim, krizën klimatike dhe rritjen e Inteligjencës Artificiale të pengojnë paqen në vitin që vjen. Ndërsa pretendimet e saj për vitin 2026 mbeten të paverifikuara - shumë njerëz frikësohen nga ajo që Baba Vanga ka thënë se na pret. Baba Vanga ka deklaruar se kontakti i parë me një inteligjencë jashtëtokësore do të ndodhë në nëntor të vitit 2026. Ajo mendon se një anije kozmike e madhe do të hyjë në atmosferën e Tokës. Gruaja që supozohet se parashikoi përmbytjet e vitit 2022 në Mbretërinë e Bashkuar, parashikon gjithashtu fatkeqësi natyrore për vitin 2026. Megjithëse nuk dihet se ku do të ndodhin këto tornado, cunami apo tërmete, ajo gjithashtu sheh një kombinim shkatërrues tërmetesh dhe shpërthimesh vullkanike me ndikime të rënda. Gruaja që parashikoi 11 shtatorin parashikon kaos në vitin 2026. Një nga parashikimet e saj më shqetësuese është ai i Luftës së Tretë Botërore. Raportet pohojnë se Baba Vanga parashikoi një luftë në shkallë të gjerë që do të fillonte në vitin 2026, ku do të përfshiheshin fuqitë e mëdha botërore. Ky konflikt do të përhapet në të gjithë kontinentet sipas saj, dhe do të shkaktojë një periudhë paqëndrueshmërie politike dhe tensionesh të larta globale. Ka raportime se Baba Vanga tha se Kina do të pushtojë Tajvanin dhe një përballje të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe SHBA-së. Kjo mund të lidhet me një parashikim tjetër të një krize të tretë financiare globale, ose të paktën një rënie të madhe ekonomike në vitin 2026. Kjo mund të nënkuptojë rënie të tregut, inflacion të lartë ose një kolaps. Sipas disa interpretimeve të parashikimeve të Baba Vangës, ajo tha se Inteligjenca Artificiale do të fillonte të ndryshonte njerëzimin në vitin 2026. Ajo mendon se viti i ardhshëm është viti kur Al do të ndryshojë industrinë dhe jetën e përditshme përgjithmonë. Kjo i ka bërë disa të bëjnë pyetje se si mund ta ruajmë pavarësinë nga një makinë e ashtuquajtur mendimtare, pasi Al dominon të gjitha fushat e jetës sonë. Baba Vanga parashikoi gjithashtu shfaqjen e një udhëheqësi të ri rus në vitin 2026. Kjo çon në pyetje në lidhje me atë që do të bëhej me Ukrainën nëse diktatura e Vladimir Putinit do të dështonte. /Telegrafi/