“E kisha kontratën gati me Shkëndijën, por kalova te Drita”, Krasniqi zbulon prapaskenat

I ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” ishte futbollisti i njohur Albin Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle , Air Munich dhe Exfis . Albin Krasniqi ka rrëfyer momentet vendimtare që e çuan drejt nënshkrimit me Dritën, duke përshkruar emocionet dhe dyshimet që kishte. Ai tregon se gjithçka nisi pas përfundimit të sezonit, kur trajneri i dha mundësinë të luante menjëherë pas pushimit. “Masi përfundoj sezona e barazhit, që luajmë edhe me Vëllaznimin, e kryejmë atë ndeshje, në minutën e 45-të më fut ‘Profa’ direkt, si përfundon pjesa e parë, më fut direkt”. “Edhe i kam thënë Shkëndijës që gjatë rrugës kam me ardhë edhe ata janë domethënë. Ndoshta jam lojtari i vetëm me i pyet ata në administratë që e kam lënë kontratën në zyrë”. “Krejt domethënë jemi marrë vesh me kontratë e të gjitha, veç nuk e di më erdh një ndjesi që nuk dua të shkojë në Tetovë, ashtu më erdhi”. “E kjo koha kur Fisi e kontakton babin, edhe babi kur del me fol me Fisin i thotë: Unë për djalin tim, qejfi im më i madhi ka qenë me shku në Shkëndijë se ngjyrat kuq e zi, por ma ka prish aty dhe unë më për djalin tim nuk mund të them që Albini vjen sigurt”. “Po u kry ka thënë do ta pyes, do të bisedojë dhe babit i duket Fisi në muhabet që është njeri serioz. Edhe më lajmëron Fisi në telefon mbas dy dite thotë ta kam gjetë shtëpinë, jam duke ardhur te shtëpia, dua të bisedojë”. “Edhe tash kontrata qysh e kam nënshkruar në Dritë ka qenë veç që më ka ardhur keq me i kthy duarthatë prej shtëpisë. Domethënë, as nuk e kam shikuar rrogën, veç më vjen shumë keq, më erdhi te shtëpia, më respektoj shumë thashë me kthy duarthatë më erdhi keq dhe aty e nënshkrova kontratën”, ka rrëfyer Krasniqi. Episodin e plotë me Albin Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në Youtube./ Telegrafi / - YouTube www.youtube.com