Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, Hatmane Sada, ka bërë thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme, duke theksuar rëndësinë e votës si një instrument fuqiplotë për dinjitet, stabilitet dhe progres të Kosovës. Në një postim në Facebook, Sada shkroi se çdo votë ka peshë dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit. “Një votë që flet për dinjitet. Një votë që flet për stabilitet. Një votë që flet për një Kosovë që ecën përpara,” theksoi ajo, duke bërë thirrje që qytetarët të mos qëndrojnë anash. Kandidatja e LDK-së për deputete gjithashtu falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe energjinë gjatë fushatës, duke e cilësuar këtë periudhë si të mrekullueshme. Sada u kujtoi votuesve numrat që duhet votuar nesër: LDK – 123 dhe Hatmane Sada – 87 , duke u shprehur optimiste se pjesëmarrja qytetare do të bëjë diferencën. “Zgjidh Shpresën,” përfundoi ajo, duke inkurajuar qytetarët të votojnë dhe të jenë pjesë e drejtimit të ardhshëm të Kosovës.