"Këtë lloj përkujdesi nuk e pranoj as nga miqtë e ngushtë, as nga prindërit", Stenaldo nuk ndihet komod nga kujdesi i Brikenës

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, përkujdesja e Brikenës ndaj Stenaldos ka ngjallur reagime të ndryshme. Ndërsa disa banorë e kanë perceptuar këtë si të shtirur, Stenaldo është shprehur se nuk pranon një kujdes të tillë, madje as nga njerëzit e tij më të afërt. Brikena ka shpjeguar arsyen e sjelljes së saj: “Unë jam një person që jam një person i tillë, i kujdesshëm. E kanë parë edhe ata që janë këtu. Është një gjë që e bëj me të gjithë banorët. Jam tip që kam qejf të ndihmoj çdokënd”. BBVA/YouTube Nga ana tjetër, Stenaldo ka treguar kufijtë e tij personalë: “Është kënaqësi të kesh një vajzë si Brikena. Bukuria e Brikenës, është shumë e këndshme në të gjithë dimensionin e saj, por të hysh në BBV është të marrësh përsipër një sfidë. Ju më keni parë gjatë qëndrimit në shtëpi është e vështirë ta lë veten time kaq vulnerabël. Mendoj që është faktike, që asnjëri nuk i ka përjetuar. Këtë lloj përkujdesje nuk e pranoj as nga miqtë e mi më të ngushtë, as nga prindërit e mi, jo më në këto rrethana që jemi”. Ky moment nxjerr në pah tensionin mes nevojës për mbështetje dhe dëshirës për pavarësi, duke reflektuar sfidat emocionale që sjell pjesëmarrja në lojë. /Telegrafi/ View this post on Instagram A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)