3 frizura për 3 ditë që ju shpëtojnë në sezonin festiv - pa floktar dhe pa stres

Nga valëzimet romantike te topuzi elegant – tre stile nga një larje e vetme flokësh Në vrullin e ditëve festive, shpesh nuk kemi shumë kohë për t’ia kushtuar flokëve dhe stilimit të tyre. Pothuajse gjithmonë ndodh të ndihemi të pakënaqura për mungesë frymëzimi. Këtë sezon dimëror 2026, guxuam të provojmë diçka ndryshe, pa caktuar termin te parukieri. Ju prezantojmë tri frizura për tri ditë, të cilat mund të realizohen pas vetëm një larjeje dhe tharjeje të flokëve. Flokët në valëzime romantike View this post on Instagram A post shared by MATT REZ (@colorbymattrez) Para se të nisë euforia festive, ndani rreth një orë për t’i larë dhe stiluar flokët në valëzime romantike, gati për tapetin e kuq. Thajini flokët me tharëse, më pas ndajini në tufa dhe përdorni figaron për t’i valëzuar. Mbajeni çdo tufë me dorë derisa të ftohet, në mënyrë që valëzimet të formohen më mirë. Në fund, aplikoni një llak të lehtë për flokë dhe krehini butësisht me një furçë të butë për të krijuar valëzime të çliruara dhe natyrale, transmeton Telegrafi. Topuz i thjeshtë View this post on Instagram A post shared by zoey deutch (@zoeydeutch) Ditën pasuese, mund t’i shfrytëzoni valëzimet që tashmë janë zbutur, duke i stiluar flokët në një topuz të lirshëm. Sërish, aplikoni pak llak të lehtë për t’i dhënë teksturë flokëve. Më pas, mblidhini në bisht dhe rrotullojini në një spiralë të butë, duke i fiksuar me karfica. Nëse keni flokë të gjatë ose të dendur, mund të përdorni një kapëse më të madhe dhe t’i lini majat të lira. Shtoni edhe pak llak për ta siguruar frizurën. Top Knot View this post on Instagram A post shared by Dimitris Giannetos (@dimitrishair) Ka zgjidhje edhe për ditën e tretë. Nëse gjatë ditëve festive nuk keni kohë të merreni me flokët, ekziston një mënyrë e thjeshtë që ato të duken sërish të kuruara. Bëhet fjalë për topuzin elegant, ose top knot . Krihini mirë flokët dhe aplikoni një krem nga rrënja deri te majat për t’i zbutur fijet dhe për ta lehtësuar stilimin. Mblidhini flokët në një bisht të lartë, duke ndjekur vijën e mollëzave për të krijuar efekt ngritjeje. Ndajini flokët në dy pjesë dhe rrotullojini në formë nyje; përsëriteni edhe një herë, më pas fshihini majat dhe fiksuarini me karfica. /Telegrafi/